Paloma në pub me djalin e Rexhep Meidanit

image

Ata të dy janë frekuentues të jetës së natës, por kësaj here tek Pub “Mumja” paparaci ynë i ka kapur duke kërcyer së bashku. Po flasim për Rudina Mënerin, ose Palomën dhe djalin e ish-presidentit Rexhep Meidani. Se ku mund të jenë njohur me njëri-tjetrin nuk e dimë dhe çfarë miqësie mund të kenë me njëri-tjetrin. Por ajo që dimë është se Paloma ka pak kohë që i ka dhënë fund një lidhjeje sentimantele, duke pohuar se ish i dashuri i saj ishte shumë xheloz. Mund të ketë diçka më shumë se një miqësi mes saj dhe djalit të Meidanit? Mbetet për t’u verifikuar në ditët në vazhdim.

Jepni mendimin tuaj