nëntorit, Eli Fara i kalonte duke kënduar në Amerikë, këtë vit jo, pasi dihet që është kthyer në Shqipëri dhe koncertet i planifikon më afër Tiranës. Ajo do të këndojë në Kosovë më 28-29 Nëntor, ndërsa do të udhëtojë më pas drejt Greqisë për koncerte atje, një nga vendet që asaj i pëlqen shumë të këndojë, pasi publiku e pret shumë mirë.
Ndërkohë që në Amerikë nuk ka plan të shkojë as edhe për dy muaj pasi po përgatitet për klipin e saj të ri, me të cilën do t’i rikthehet pasionit të saj të vjetër për muzikën popullore. Titullin e këngës ka vendosur ta mbajë surprizë deri në momentin e publikimit të klipit, por do të jetë një nga këngët e albumit “Vjeshtëâ€. Për realizimin e klipit po bashkëpunon me “Max Production†dhe do të jetë një klip krejt ndryshe nga ai baladë. Eli Fara, vendosi përfundimisht që rezidenca e saj kryesore të jetë në Tiranë, pavarësisht lëvizjeve të shumta për koncerte të ndryshme nëpër botë. Ajo jeton bashkë me vajzën e saj, e cila vendosi e para të rikthehej për të ndjekur studimet e larta në një nga universitetet private të Tiranës. Këngëtarja e serenatave korçare, u kthye kësaj here me një “look†tërësisht të ndryshuar, flokët e prera shkurt, model që vazhdon ta mbajë ende.
Burimi: Panorama Plus