Bossi amerikan në ndjekje te Soni Malaj

image

Interneti sot është më shumë se një urë komunikimi. Kështu ka rezultuar të paktën për Soni Malaj. Në një anketim në Internet për femrat beqare më të bukura, këngëtarja Malaj është klasifikuar e para. Titulli i madh ka tërhequr jo pak meshkuj. Kaq ka mjaftuar që në fotot e këngëtares të klikojnë pa fund. E mes tyre edhe një biznesmen amerikan,i cili është tronditur nga bukuria e Sonit. Ai është marrosur kaq shumë sa pasi pa fotot e saj, shkarkoi këngët e saj dhe nuk e bëri të gjatë por u nis nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për në Shqipëri në kërkim të ëndrrës. E ka ndjekur nëpër koncerte dhe konkluzioni ishte “Soni është e mrekullueshme”. Jo vetëm e bukur por edhe profesioniste në muzikë. AMERIKANI I DASHURUAR Është kthyer në një obsesion për të dhe ka gjetur të gjitha mundësitë që të lidhet me këngëtaren.

image

Deri më tani kjo është Bosi

SONI MALAJ

Beqare por e lumtur
bërë përmes telefonit thonë miqtë e këngëtares. Amerikani është çmendur totalisht pas Sonit. Nga ajo çfarë tregojnë miqtë e  saj, amerikani të c i l i t nuk i bëhet i ditur emri është pronar në Amerikë i një kompanie hekuri. “Eka parë për herë të parënë internet, ka shfaqur interes të madh për të dhe ka ardhur e ka parë në koncert. E di që është beqare dhe Soni është e njoftuar për këtë gjë”, tregojnë miq konfidencial të Sonit, të cilëve artistja u ka mirëbesuar këtë komunikim me fansin e saj. Pas kësaj kemi komunikuar me këngëtaren, e cila nuk e ka mohuar një fakt të tillë, por edhe është përpjekur të mos e bëjë të madh, pasi për të është thjesht një fans. “Pas daljes së klasifikimit në internet si “Beqarja më e bukur” kanë qenë të shumtë njerëzit që marrin në telefon, që kërkojnë të kenë një pikë kontakti por mendoj se kjo është normale. Nuk është më shumë se një fans për mua, pavarësisht se çfarë mund të ëndërrojë çdokush”.

SUKSES DHE BUKURI

Në fakt këngëtarja Malaj përveç se është e suksesshme në muzikë është edhe një vajzë mjaft bukuroshe. Madje ajo është ndër ata persona që e vlerëson kujdesin për veten dhe e shpenzon kohën për të. Nuk abuzon asnjëherë me veten, qëndron larg alkoolit apo cigareve,ndjek palestrën rregullisht…Përfundimi, një fizik dhe bukuri që u ka marrë mendjen jo pakëve. Mes tyre edhe amerikanit, që nëse vazhdon me këtë ritëm shumë shpejt ka për t’u bërë pre e gazetave rozë në Shqipëri.

LIDHJA ME FLORIN

Prej pak muajsh këngëtarja ka dalë nga një lidhje dashurore me kantautorin Florian Mumajesi. Askush prej tyre nuk e tha shkakun e vërtetë të ndarjes dhe miqtë e tyre u treguan mëse besnik duke mos thënë asgjë për këtë histori. Gjithsesi aktualisht të dy ish të dashuruarit janë beqarë dhe po i përkushtohen krijimtarisë së tyre. Madje shumë shpejt Soni do të na servirë një surprizë të re për të gjithë. Nëkohën e duhur “Bluetooth” do t’ua rrëfejë atë.

Nga Bluetooth

Jepni mendimin tuaj