Surpriza më e fundit e Elvana Gjates

elvana-gjata-muzike-shqip-video-muzikore-shqiptare

Këngëtarja bën promovimin e klipit në Prishtinë

Nisida Knezi

Ndryshe nga klipi,ku Elvana nxjerr në pah pjesët e saj më të “nxehta”,mbi gurët e bardhë të plazhit të Vlorës, ajo në promovim paraqitet tejet e thjeshtë. Me flokët e mbërthyera pas kokës, dhe një bluzë pambuku, Elvana ka pritur dhe ka gostitur miqtë e saj në Kosovë, të cilët ishin mbledhur për të parë produktin e fundit që Elvana nxjerr në treg, singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”. Si edhe herët e tjera, edhe kësaj radhe ajo ka vendosur që klipin

ta promovojë në Prishtinë. Gjithnjë e qeshur Elvana, ka folur me të gjithë, por më tepër kaq ëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruarse do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po i bëhen hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels” me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, ka pohuar Elvana duke shtuarse i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Por për Elvanën është hera e parë që promovon punën në këtë mënyrë, e rrethuar ngashumë njerëz të estradës.Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon.Ndërsa Flori, i cili ka bërënjë punë mjaft të madhe,ka deklaruar se është kënaqësi të punosh meElvanën. “Kemi krijuar njëraport shumë të mirë edhe jasht punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunimi, por mund të punoj me të edhe 300të tjera”, është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e kashkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana dotë jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk dotë ketë asnjë minutë kohë për pushime.

Nga Revista Bluetooth

  1. tung elvana gjata te pershendes jam nje adhuruese e jotja qe te adhuroj shuuuuuum ,un uroj qe te vazhdosh keshtu e te arrish ne nje mision me te lart e te jesh e te mbetesh elvana qe je nje pershndetje te veqant nga un venera dhe adhurusja tjeter arta qe te dhuron shum gjithashtu.

  2. tung nga arta dhe venera qe te adhurojm shum qe je nje kengetare shum e mir te adhurosh shum vazhdo videoklipet tua qe i ke shum te bukura vazhdo siq je duke vazhduar.te duam shum mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmtung

Jepni mendimin tuaj