Arbana, një histori larg medias me Arditin

Arbana, një histori larg medias me Arditin

Në fakt lidhja 7-vjeçare e Arbanës me Arditin, djalin 7 vite më të madh se ajo, u bë publike vetëm gati 1 vit më parë. Ajo ia kishte dalë më së miri ta ruante lidhjen larg syrit të medias për vite me rradhë. Ishte pikërisht mbrëmja e Shën Valentinit, në festën e “Top Albania Radio”, kur ata u fotografuan në intimitet në lokalet e natës së Tiranës. Arditi nuk ka asnjë lidhje me botën e artit dhe ekranin dhe është financier me profesion. Ai që i ka njohur është pikërisht Bojken Lako, i cili ka qenë një mbështetës shumë i mirë për karrierën e Arbanës në “Top Channel”.

Dhe në një farë mënyre, Arditi, që është miku i Bojkenit, ka ndikuar dhe në bashkëpunimet e vazhdueshme mes Arbanës dhe Bojkenit. Çifti ka provuar bashkëjetesë,edhe pse ende nuk flitet për një martesë.

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj