Ciljeta ne nje nate relaksi

image

Ka zgjedhur të bëjë jetë nate Çiljeta, të shtunën e kaluar dhe kësaj radhe nuk është parë në shoqërinë e mikeshave të saj por të Romit, djalit me të cilin ka më shumë se dy vjet që është lidhur. Çiljeta ka patur një verë shumë të ngarkuar dhe diskot apo pubet për të kanë qenë vetëm vende pune dhe aspak si vende argëtimi. Janë pëlqyer këtë sezon klipi i saj me Ingrid Gjonin “Puçi Puçi” si dhe kënga Jorgjica me të cilën u paraqit tek “Martona e Këngës Popullore” e cila këtë vit bëri një turne nëpër Shqipëri.

Shumë e kërkuar ka qenë Çiljeta edhe në lokalet e bregdetit duke ekzaltuar turmën me sharmin e saj. Tani Çiljeta po përgatitet për paraqitjen e saj të radhës tek ”Kënga Magjike”, ku ka disa edicione që paraqitet me këngë të mira, madje fiton edhe çmime. E duke u kthyer tek jeta private e këngëtares, interesant është fakti se historia e dashurisë së saj me Romeon është nga më jetëgjatat po të kemi  parasysh se vajzat artiste nuk mbajnë dot lidhje të gjata, ndërkohë ata të dy duket se janë shumë mirë me njëritjetrin.

Burimi PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj