Rezarta Shkurta plane per martese

rezarta-shkurta-hot-sexy

Është një ëndërr, që vitin tjetër do të bëhet realitet. Ceremoni martesore në bordin e një anijeje, sepse ajo vdes për ujin, detin, pasi është rritur në qytetin bregdetar të Durrësit. Deri tani është një ide e bukur, ku ata mendojnë të ftojnë gjithë miqtë e tyre. Martesa pa asnjë ceremoni para disa muajsh me Ermal Hoxhën, i intrigoi të gjithë. Por si e jeton Rezarta këtë martesë? “Është shumë e
bukur dhe paqësore. Kemi mirëkuptim dhe çmenduri në jetën që bëjmë, dhe për 3 vite që jemi bashkë, tashmë i dimë gjërat që na mërzitin tek njëri-tjetri dhe përpiqemi t’i evitojmë. Jemi miq të mirë, dhe programojmë kohën që pas orës 18:00 të jemi bashkë,për të shijuar kafen e pasditeve”, thotë Rezarta. Dhe dita e saj nis në mesditë. Shpesh është vonë me orareet për takimet që lë, dhe
provon me ankth të lëvizë  me makinë. Nervozohet kur ka trafik dhe përpiqet të evitojë atë situatë, pasi ka pak kohë që i jep makinës. Por çdo e keqe e ka një të mirë. Sepse një përplasje me makinë
në një trafik të ngarkuar para tre vitesh, u bë shkas për t’u njohur me Ermalin.

rezarta-shkurta-hot

Artikull nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj