“Portokalli”, edicioni i ri!

image

Drejtuesit kanë menduar që për të qenë të sigurt në një sukses tashmë të provuar, të rikthejnë personazhet e dikurshëm, që i kishin munguar sezonit të kaluar si Ponja apo Ramadani. Ajo që është përfolur si veçanti e këtij spektakli është se aktorët e njohur, luajnë personazhet e vjetër me të cilët janë identifikuar tashmë,por dhe karaktere të rinj.

image

Sallë amfiteatri, që të jepidenë e një qyteti antik, do të jetë skena që do të shohim të dielën, në spektaklin e parë “Portokalli” të humorit për këtë sezon, që transmetohet të dielën në ekranin e “Top Channel”. Ndërsa publiku do të jetë i ulur shumë pranë aktorëve, kjo e menduar për të krijuar intimitet, ashtu siç mund të shijohet teatri i vërtetë që nuk ka nevojë për distancë. Aktorët kanë vënë në dispozicion fantazinë dhe dellin krijues për të ardhur rishtas me pjesët e shkruara nga ata vetë. Pasi i kanë testuar pjesët me familjen, shoqërinë dhe kolegët, natyrisht që presin me emocion, derisa të marrin aprovimin e publikut, nëse kanë goditur në shenjë apo jo. Rezultati që kërkohet? Sa më shumë të qeshura. Drejtuesit e kësaj kabareje, teatrit të vetëm të humorit deri tani, janë treguar të rezervuar për surprizat e këtij spektakli, por ajo, që kemi mundur të zbulojmë është që do të jetë spektakli ku s’mund të bëhen parashikime, përsa i përket show-ut që krijon alternimi i skeçeve me hyrjen e personazheve të rinj, rikthimit të personazheve të vjetër, dhe imitimeve të personazheve vip, që dihet pëlqehen shumë. Janë gjashtë aktorë të rinj, që do të njohim këtë sezon, tre prej të cilave janë femra, dy që trajtojnë me humor problemet e shkollave dhe ato familjare. Disa nga aktorët vijnë nga Prishtina, ndërsa do t’u lihet vend numrave të imitimit.

 

Por jo vetëm personazhe të rinj, për të cilët jemi kuriozë të shohim, se sa do të mund të na bëjnë për të qeshur, por drejtuesit kanë menduar që për të qenë të sigurt në një sukses tashmë të provuar, të rikthejnë personazhet e dikurshëm, që i kishin munguar.Personazhe të vjetër rikthehen në kabare, gjashtë aktorë të rinj dhe më shumë femra. Ajo i provon të gjitha, që nga veshjet sportive, klasike, ekstravagante.Por në skenë kohët e fundit vishet vetëm me fustane seriozë. Garderoba skenike e Çiljetës është gjithë shkëlqim dhe ngjyra, sepse ajo fustanet skenikë i vesh me shijen e Amit të “Portokalli”. Janë të gjithë fustanet, që Ami dhe Ermali, i blejnë në dyqane të ndryshme nëpër Evropë, për biznesin e tyre “Ami special event’s”. E kjo mund të konsiderohet si një momentkthese për imazhin skenik të Çiljetës, e cila u ka rënë të gjithëve në sy, pasi tashmë fustanet e saj janë gjithnjë në fund të këmbëve. Është konsideruar si vajza interesante, sepse beson te Kur’ani, është “sexy girl” dhe aspiron të bëhet politikane. Por në look-un e saj ajo eksperimenton shumë dhe me flokët, të cilat nga brune, të kuqe, tashmë i ka të verdha. Pavarësisht ndryshimit të ngjyrës së flokëve, ky është një moment maturimi për këngëtaren seksi, e cila pohon se kjo është periudha më e artë e jetës së saj, ndërsa është gati të kurorëzojë lidhjen e saj me Romeon, nisur para tre vitesh në plazhin e Sarandës.Çiljeta vishet me fustanet e Amit nguar sezonit të kaluar si Ponja apo Ramadani. Ajo që është përfolur si veçanti e këtij spektakli është se aktorët e njohur, luajnë personazhet e vjetër me të cilët janë identifikuar tashmë, por dhe karaktere të rinj. Organizatorët kanë punuar gjatë verës për një riorganizim dhe reformim të spektaklit,që nënkuptonte ndryshim cilësor dhe prurje të reja të aktorëve. Për këtë sezon, nuk u shpall audicioni hapur, por u provua njënumër shumë i paktë aktorësh të rinj, kjo ndoshta dhe si një tentativë për të plotësuar boshllëkun që mund të krijojë mungesa e grupit “The SHBLSH”, pas përjashtimit nga spektakli të dy aktorëve, Julian Deda dhe Gent Zenelaj. Protagonistët e pëlqyer të këtij spektakli të përjavshëm, fituan audiencë, dhe u bënë aktorët më të dashur për publikun, ndërkohë që tashmë mund t’i shohim në një tjetër ekran, atë të TV “Klan”. Por rikthehemi sërish tek “Portokalli”. Shfaqja do të jetë “live”, të premten dhe të shtunën në sallën pranë Ish-ekspozitës, ndërsa të dielën do të transmetohet në mbrëmje në ekranin e “Top Channel”. Stafi është i njëjti; regjisor Altin Basha, drejtues Amarda Toska, Agron Llakaj, kostumografe Ilirjana Basha, etj. Cilët do të jenë personazhet që do të sjellë vetë moderatori Agron Llakaj? Le ta shohim, edhe pse thuhet që ai do të vazhdojë të interpetojë rolet e sezonit të kaluar. E ajo çfarë drejtuesit kanë menduar në tërësinë e spektaklit është që “Portokalli”, do jetë një mozaik karakteresh në harmoni me njëri-tjetrin. Më shumë le të shohim në show-n e parë!

Burimi PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj