Microsoft lëshon arnimet për korrik

Për të martën e ardhshme Microsoft ka paralajmëruar lëshimin e rregullimeve për katër probleme të sigurisë të cilat godasin sistemet operative Windows dhe paketën softuerike për zyre – Office.Nga dy problemet e sigurisë që lidhen me sistemet operative Windows, i pari është kategorizuar si kritik për Windows XP dhe tjetri i prioritetit të ulët për Windows Server 2003, derisa i dyti godet vetëm versionet 64-bitëshe të Windows 7 e Server 2008 R2.

Për Office po ashtu janë paralajmëruar arnimet e dy problemeve, prej të cilëve njëri lidhet me programin Access dhe është kategorizuar si kritik për versionet 2003 e 2007. Rregullimi i dytë lidhet me Outlook dhe është kategorizuar si i rëndësishëm për versionet 2002, 2003 e 2007 të Office

Jepni mendimin tuaj