Dual Boot me Windows 7 të PreInstaluar dhe Ubuntu

Shumë prej jush, kohët e fundit mund të ketë blerë kompjuter të ri dhe sigurisht në të ka qënë i pre-instaluar Windows 7 dhe jeni duke pyetur veten si të bëni një sistem dual boot që të instaloni dhe Ubuntu Linux në atë kompjuterl. Në këtë material do ju tregoj si ta kryeni këtë proçes me sukses, pra instalimi i Ubuntu në kompjuterat me Windows 7 të pre-instaluar.

Në këtë demostrim jam duke përdor Windows 7 Home Premium (32-bit) dhe Ubuntu 9.10 (32-bit)

Instalimi i Ubuntu

Pasi të kemi shkarkuar imazhin e Ubuntu dhe hedhur atë në një CD/DVD e vendosim në lexuesin e diskut dhe rinisim kompjuterin. Në imazhim më poshtë ju shfaqen disa opsione nga ku do të krijojme bazat për sistemin tonë dual boot me Ubuntu 9.10 dhe ky proçes do të instaloj dhe GRUB si boot loader-in tuaj. Zgjidhni opsionin Install Ubuntu me shigjetat nga tastiera.

Nqs keni problem me grafikën dhe Ubuntu nuk po shfaqet siç duhet, shkoni mbrapa në faqen e fillimit dhe shtypni F4 për të zgjedhur Safe graphics mode.

Vazhdoni me instalimin hap pas hapi duke zgjedhur gjuhën që preferoni, rregulloni orën e sistemit dhe tipin e tastierës. Janë hapa të thjeshtë për tu ndjekur dhe ajo që duhet ti kushtoni më shumë rëndesi është hapësira që do zëjë Ubuntu. Në imazhin më poshtë tregohen dy shirita, ku në të parin është hapësira e zënë nga Windows 7. Ndërsa në shiritin e dytë ju mund ta rreshqisni duke caktuar hapësiren që doni tu zëjë ndarja për Ubuntu-n.

Ngjyra jeshile tregon sa hapesirë do të lini për Windows 7 dhe ajo në ngjyre kafe tregon hapesirën që do marri Ubuntu. Në këtë shëmbull po i kushtomë 10GB Ubuntu-t dhe pjesën tjetër për Windows.

Kliko Continuenë dritaren në vazhdim.

Kurse në dritaren tjetër do ju kërkohet username dhe fjalëkalimi për sistemin Ubuntu.

Pas tabelës së prembledhjes klikoni Installnqs gjithçka është siç ju e preferoni. Në këtë proçedurë do të filloj Instalimi i Ubuntu dhe do të shfaqen disa nga opsionet e reja që do te gjeni në këtë sistem.

Koha që duhet për instalim varet nga sistemi ne sistem por pasi të këtë mbaruar, rinisni kompjuterin tuaj.

Mos u habitni kur të shikoni pamjen e nisjen ndryshe nga herët e tjera, në të është instaluar karikuesi GRUB dhe ju mund te zgjidhni të nisni Ubuntuose Windows 7 duke përdorur shigjetat nga tastiera e kompjuterit.

Koha qe GRUB pret që ju të beni nje zgjedhje është e modifikueshme nga Ubuntu, por atë do e shpjegojme në artikujt në vijimë.

Kjo ishte e gjitha që kisha pregatitur për sot. Faleminderit dhe Shtoni www.lirenti.com në faqet tuaja të preferuara dhe mos harroni ta vlerësoni këtë artikull gjithashtu të lini komentin tuaj si dhe eksperiencat që keni patur gjatë instalimit të Linux.
Per Lirenti.com ReniX 2010

Jepni mendimin tuaj