Madalena vjen ne Tirane, Arbri ne konfuzion

image

Del me Besartën rregullisht. Por momentin që të gjithë kujtonin se Madalena i kishte thënë “Adio!”, paparaci e fotografon këto ditë, me vajzën italiane ndërsa pinte kafe në një nga lokalet e Tiranës. E në një nga ditët e tij bosh shihet nëpër Tiranë, me një vajzë krejtësisht të panjohur. Arbri i “Big Brother”, duket se po gjendet mes tri zjarreve. Fitoi “Big Brother” por mesa duket humbi

 

image

 

ekuilibrin shpirtëror. Një luhatje, apo tendencë për të studiuar më të mirën e vajzës që duhet të ketë në krah, edhe pse është shumë i ri, e kanë bërë të hallakatet ca si shumë këtë periudhë post “Big Brother”. Dhe kjo pas një ndarjeje të përkohshme nga e dashura italiane, Madalena, dhe lidhjes si për inat me Besartën, vajzën kosovare për të cilën për hir të së vërtetës asnjëherë nuk shfaqi simpati brenda gjatë bashkëjetesës në shtëpi. Direkt pasi doli nga shtëpia, u nis drejt Barit ku u prit me zemërim dhe ftohtësi nga Madalena. Erdhi në Tiranë për të festuar fitoren në një “party” mes miqsh, dhe si për t’u ngushëlluar pak ditë më vonë u pa të dilte hapur me Besartën. Dhe kjonjë lidhje shumë publike, pasi së bashku ata frekuentonin çdo fundjavë pub-et e Tiranës. Por kur Besarta
ikën në Kosovë, ai ka vendosur të dalë me një tjetër vajzë, kjo e panjohur. Mesa duket Arbri është futur në një rrugë pa krye. E tani nuk di prej cilës të heqë dorë në fillim.

nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj