Aurela Gaçe, këngë të re nga Ardit Gjebrea dhe pushime në Budva

image

Eshtë kthyer sërish në Tiranë. Këtë herë me flokë të prera shkurt në ngjyrë të kuqe dhe sërish elegante. Por më e rëndësishmja me një këngë të sapo përfunduar nga kompozitori i njohur Ardit Gjebrea. Pas qëndrimit për pak ditë ajo do të niset në Budva për të bërë pushimet me prindërit, dhe me motrën më të vogël, me të cilën jetojnë bashkë në Amerikë. Por tani jo vetëm pushime, pasi të shohësh Aurelën tani në rrugët e Tiranës, nuk përbën më ndonjë çudi. Pas një qëndrimi të gjatë prej gjashtë vitesh në Amerikë, ajo deklaroi se  tani e tutje, ardhjet e saj në Shqipëri do të bëheshin
mëse të zakonshme. Tani që vjen dhe për punë dhe për

qejf, i duhet të qëndrojë më gjatë këtu. E ajo  nuk e ka harruar zakonin. Në çdo rikthim të saj shfaqet gjithmonë me “look” të ri. Sepse tashmë  nuk vjen vetëm për t’u çmallur me prindërit e
miqtë e saj, por për të qenë në tregun e muzikës njësoj si më parë. Dhe ajo është e aftë ta bëjë! Sepse suksesin që  pati te “Kënga magjike” me këngën e Flori Mumajesit “Hape veten”, është
në gjendje ta fitojë prapë.

Artikull nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj