Facebook ka një vrimë që mund t’iu ofroj spamerëve emra dhe foto

Facebook është duke u munduar për të arnuar një vrimë në ueb faqen e saj, i cili mund të përdoret nga spamerët për të vjedhur emra përdoruesish dhe fotografi.

Në rast se dikush fut një e-mail adresë të një përdoruesi të Facebook së bashku me një fjalëkalim të gabuar, Facebook kthehet me një faqe “Ju lutemi shkruani sërish fjalëkalimin”, me ç’rast në këtë faqe përfshihet fotografia dhe emri i plotë e i personit të lidhur me atë adresë.

Veçoria ndihmon të kuptojnë njerëzit nëse kanë shtypur gabimisht e-mail adresën e tyre në kyçje, por kjo mund të keqpërdoret nga spamerët për të marrë informata nga më shumë se 500 milion përdoruesit e Facebook.

Një spamerë me një e-mail listë mund të shkruaj një skript që futë e-mail adresat në Facebook dhe më pas regjistron emrat e tyre të vërtetë. E disa të tjerë mund të përdorin këtë veçori për të gjeneruar e-mail adresa të rëndomta për të shikuar nëse vërtetë ka funksionuar.

Facebook është shprehur se kjo veçori është duke u përpunuar dhe se rregullimi do të paraqitet shumë shpejtë.

Jepni mendimin tuaj