Sekretet e veshjeve intime

veshje-seksi-sshqip-tirana

– Elegante, seksi, të thjeshta apo të çuditshme: veshjet e brendshme ngacmojnë gjithnjë fantazinë për t’u dukur bukur dhe tërheqëse. Mbi të gjitha u pëlqejnë burrave.

– Edhe pse vishen poshtë rrobave, dhe kanë si qëllim vetëm t’i tregohen njeriut që dashuron veshjet e brendshme i bëjnë femrat të ndjehen më seksi. Shpeshherë ndodh që i nxjerrim poshtë një xhakete, për të transformuar veshjen e zyrës në një veshje më sensuale.

– Sipas shumë specialistëve veshjet e brendshme janë shumë të nevojshme për të tërhequr vëmendjen e meshkujve, për t’i pëlqyer partnerit, por edhe vetes, dhe mbi të gjitha për ta bërë burrin të ndjehet i rëndësishëm.

– Prej kohësh Vipat kanë nisur të bëhen testimoniali veshjeve të brendshme. Në Amerikë pëlqehenshumë markat e Viktoria’sekret, ndërkohë që femrat më të njohura në Itali kanë nisur të kenë dhe linjat e tyre të linzherisë. Një velinë që ka treguar vëmendje të veçantë është Valeria Marini e cila ka nxjerrë koleksionin e saj, por dhe Manue-la Arkuri.

– Në ditët e para të qershorit është realizuar sfilata e parë e veshjeve intime në Kinë. Vendi që këtë vit do të ftojë olimpiadën ka pasur shumë polemika për këtë shfaqje. Janë quajtur të guximshme modelet me sytë si bajame që kanë sfiduar paragjykimet e tradicionalistëve kinezë.

– Stilistja gjermane Nina Von C tregon se veshjet e brendshme femërore të këtij mileniumi duhet të jenë mbi të gjitha praktike dhe komode. Sipas saj kjo arrihet me tantella të lehta, transparencë dhe me detaje të studiuara mirë. Sipas saj ngjyra dominuese është e bardha që mund të përdoret për të gjitha stinët.

– Vetëm pak muaj më parë në Shqipëri u zhvillua parada e parë e veshjes intime. E realizuar në një nga lagjet më shik të Tiranës, në bllok, ajo pati të ftuar VIP por dhe pjesëmarrjen e shumë modeleve shqiptare. Një paradë që u bë pa praninë e bliceve të fotografëve. Arsyeja: Modelet shqiptare akoma e kanë të vështirë të shfaqen në publik
me linxherie…

Material nga Une Gruaja

Jepni mendimin tuaj