Miss Suada Sherifi, blen 2000 euro një fustan “Dolce Gabana”

image

Suada Sherifi, Miss Albania 2005, shpenzon shuma marramendëse parash për garderobën e saj. Marrëzinë e fundit e ka bërë së fundmi me një shifër prej gati 2000 eurosh të shpenzuara për një fustan të “Dolce Gabanës”. Por duket se shpenzimet ia kanë vlejtur sepse basketbollistja e kombëtares, nuk lë rast pa e veshur fustanin e preferuar. Fustani, një krijim i të famshmëve Domenico Dolce dhe Stefano Gabana është karakteristik i koleksioneve të D&G.

Punuar në një copë animal print (lëkurë leopardi), fustani puthitet mirë pas trupit, vjen deri në gju dhe ka edhe një rrip të trashë në bel. Një të ngjashëm me të ka veshur edhe sensacioni i popit, këngëtarja australiane Kylie Minogue. Kylie me një fustan të tillë është prezantuar për herë të parë në publik pas operacionit të saj në gji. Ndërsa Suada, fustanin e shtrenjtë për herë të fundit e ka veshur në “Euro 2008”, emisionin sportiv që transmetohet në orët e vona në Top Channel

Material nga Panorama Plus

  1. eshte vajze shume seksi dhe ja vlen ti shpenzoj aq leke per nje fustan por un do ti jepja 2500 euro sikure tja grisja duke e zhveshur per ta bere nje here me te

Jepni mendimin tuaj