Zajmina bëhet 21 vjeç

image

I ka realizuar të gjitha, dhe është përfolur aq shumë në faqet rozë të shtypit, sa mjaft më! Është lodhur Zajmina, madje ndihet e acaruar sa dhe ditëlindjen e 21-të e ka festuar pa zhurmë, të martën në mbrëmje. Të Mërkurën në mëngjes, ajo është zgjuar pas orës 11:00 dhe ka dalë për një drekë që të qetësojë nervat. Ndoshta ka ardhur koha, që të sillet si vajzë e përmbajtur dhe e rritur. Nuk është më 15 vjeç, kur u shpall Miss Shqipëria, dhe kur kishte vetëm dy ëndrra, të vazhdohntë studimet për arkitekturë dhe t’i hynte botës kaq të rrëmujshme të muzikës. Tani që i ka realizuar të dyja, i duhet pak qetësi, seriozitet dhe ndoshta ta shohë jetën me tjetër sy.

E përse duhet të dinë të gjithë, se çfarë bën ajo me jetën e saj?! Sepse në fakt përveç spektakleve të bukurisë, muzikës dhe pamjes ekstravagante, Zajmina është përfolur në faqet rozë të shtypit edhe për jetën e saj private, paratë e shumta që shpenzonpër veshje e makina luksoze. Madje dhe kontrata me kompaninë e vajit “Fiol”, u tha se u prish për faj të saj, për shkak të disa fotove ku kishte pozuar e zhveshur. Sikur të mos mjaftonin këto, tani dhe një zhurmë tjetër nga gazetat e revistat, për operacionin plastik në gjoks! Zajmina edhe 100, dhe mos e vrit mendjen!

Material nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj