Rozana Radi le Tiranen

bukuroshe-shqip-radi-rozana-vlore-tirane

Ka pak ditë që këngëtarja simpatike Rozana Radi ka lënë kryeqytetin. Dhe në fakt nuk është se është larguar nga Shqipëria, por i është afruar më shumë bregdetit për shkak të angazhimeve dhe programit të ngjeshur të verës.

Për të mos udhëtuar shumë shpesh nga Tirana, pasi koncertet në të cilat është e ftuar të marrë pjesë janë të shumta këtë sezon, Rozana ka vendosur të qëndrojë në Vlorë me disa të afërm të saj. Kështu, edhe plazhi nuk do t’i mungojë aspak, edhe fansat dhe publikun do i kënaqë me këngët e saj. Aktivitetet e mbrëmjeve janë të shumta, të cilat zhvillohen në këto ditë të nxehta vere në qytete siç është Vlora, Saranda, Himara etj. E pra kështu, artistja bukuroshe ka hequr dorë për pak ditë nga zhurma e përditshme e kryeqytetit, ku edhe pse me punën e profesionit të saj gjen pak kohë për t’i kushtuar vetes, duke frekuentuar në relaks ujin e detit Jon.

Nga Bluetooth

Jepni mendimin tuaj