Sulme me anë të shfletuesit Internet Explorer

Microsoft ka konfirmuar se për sulmet në Google e kompani tjera amerikane është shfrytëzuar një lëshim i cili nuk ishte arnuar në shfletuesin e saj Internet Explorer.
Bëhet fjalë për një lëshimi i cili i godet Internet Explorer 6, 7 e 8 në Windows 7, Vista, XP, Server 2003, Server 2008 R2, si dhe IE 6 Service Pack 1 në Windows 2000 Service Pack 4. Lëshimi manifestohet si referencë e treguesit, e sulmuesit potencial i mundëson marrjen e kontrollit mbi sistemin nëse viziton faqet ku gjendet kodi dashakeq.
Si masë të përkohshme për mbrojtje në Microsoft rekomandojnë vendosjen e konfiguracioneve të sigurisë në nivel të lartë (high) në mënyrë që t’u tërhiqet vërejtja para se të aktivizoni kontrollet ActiveX apo skriptet. Gjithashtu rekomandohet që të aktivizohet teknologjia Data Execution Prevention (DEP) e cila do të duhej të ndihmonte në parandalimin e sulmeve nëpërmes internetit.
Microsoft ka konfirmuar se është duke punuar në arnimin e lëshimit në fjalë por nuk ka informata se kur ajo do të kryhet.

Jepni mendimin tuaj