Surpriza e tre kengetareve me nje pamje shume sensuale

sensuale - shqiptare

Kemi zgjedhur kësaj here për të komentuar pamjen e tre prej këngëtareve më të mira të muzikës së lehtë shqiptare. Ato janë Rosela Gjylbegu, Era Rusi dhe Yllka Kuqi.

shqiptare

 

Rosela u bë e njohur falë spektaklit të suksesshëm “Ethet” dhe që nga ajo kohë nuk iu nda më këngës. Është paraqitur në shumë festivale, duke zgjedhur me kujdes këngë shumë të mira nga pikpamja profesionale. Vajza nga Shkodra tani është me siguri një nga zërat më të pëlqyer në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë. Kësaj here tek “Kënga Magjike” një befasi tjetër përveç këngës shumë të bukur me titull “Tjetra”, ishte edhe look-u i saj i ndryshuar. Pak kohë më parë Rosela u dobësua ndjeshëm, ndërsa kësaj here elegancës së saj i ishte shtuar edhe një model flokësh shumë finë. Dukej shumë më mirë pa diskutim. Vajza tjetër është Era Rusi. Ajo është më pak e njohur në skenat shqiptare, pasi ka jetuar në Greqi ku edhe ka fituar në një konkurs të zërave të rinj, por ka kënduar edhe në disa festivale fëmijësh. Rreth tre vite më parë ajo u shfaq para publikut shqiptar në festivalin e TVSH-së, ku mori edhe çmimin e parë.

sensuale - shqiptare shendosh

Mbas kaq vitesh,Era na befason me pamjen e saj. Është dobësuar shumë dhe natyrisht ngjan shumë femërore. Sa për zërin, të gjithë ata që e kanë dëgjuar, me siguri e kanë pëlqyer. Yllka Kuqi është një këngëtare shumë e njohur në Kosovë, por mbase jo edhe aq në Shqipëri. Yllka dallohet për vokalin e saj të jashtëzakonshëm, aq sa Ardit Gjebrea vite më parë e zgjodhi për të kënduar në duet me të, një nga këngët më të famshmë të tij. Por në atë kohë Yllka spikaste vetëm për zërin e saj dhe aspak për pamjen. Kësaj here, krahas zërit edhe pamja e saj ishte jashtëzakonisht shumë e bukur. Yllka dukej tërësisht e transformuar. Sidomos flokët e verdhë duket se kanë qenë çelësi i sekretit që ajo të dukej tamam një femër sensuale.

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj