Femrat e Skenes: Tani te brendshmet i duam firma

veshje-seksi-shqip-vajza-shqiptare-tirane-nudo-tanga

Elegante, seksi, të thjeshta apo firmato: veshjet e brendshme ngacmojnë gjithnjë fantazinë e grave për t’u dukur të bukura dhe tërheqëse. Dhe pa dyshim që çdonjëra i zgjedh sipas personalitetit por edhe dëshirës për t’u dukur seksi para partnerit. Sepse ato kanë si qëllimin kryesor joshjen. Por jo vetëm kaq… Historiku i veshjeve të brendshme në Shqipëri daton në kohën e Zogut, në periudhën ku tendencat e veshjeve eksportoheshin kryesisht nga Italia fqinjë. Gratë e oborrit të Zogut ishin të parat që guxuan të dilnin në plazh dhe të kishin veshje elegante, ndërkohë që pjesa më e madhe femërore akoma jetonte kohën e ferexhesë. Nën efektin e zhvillimit të fqinjëve dhe në Shqipëri u vunë re tendencat e shkurtimit të të mbathurave, element që kishte lidhje me ndryshimin e statusit të gruas(nëse më parë ajo ishte e shtypur dhe jetonte në skllavëri, tashmë ndryshimi i statusit social sillte evoluimin e veshjeve). Por lufta e dytë botërore ashtu si stopoi prodhimin e veshjeve intime në gjithë botën solli krizë dhe në Shqipëri. Pas lufte, të jetuarit për dyzet vjet nën diktaturën komuniste bëri që në vendin tonë të ndiqeshin shabllonet e vendeve komuniste, të modeleve të grave që punonin në aksion, fabrika, kombinate. Ekzistonin vetëm pak
mapo në qytetet kryesore të Shqipërisë që tregtonin kostumet intime me kambrik dhe pambuk të  prodhuara në Korçë, që reflektonin mungesë totale të sensualitetit.  Edhe gjatë kësaj kohe shqiptaret bënin përpjekje për të ndryshuar këto modele. Nëpërmjet punimeve me dorë të grepit apo me ndonjë tantellë ato përpiqeshin të zbukuronin

veshjet e brendshme për t’i bërë sa më individuale. Edhe gjatë kësaj kohe në grupe të caktuara shoqërore, përdoreshin të brendshmet me najlon dhe dantella (kryesisht ato që kishin kontakt me jashtë). Me ndryshimin e sistemit gratë shqiptare nisën të evoluojnë raportin me të brendshmet. Tregtimi i mallrave të huaja solli ndryshimin e shijeve të tyre dhe pa dyshim që ato bënë të tyret të gjitha tendencat e fundit të linxherisë në botë. Me një gamë të gjerë asortimentesh shqiptaret kanë nisur të kenë preferencat e tyre dhe të pretendojnë markat dhe pse çmimet e të brendshmeve janë me të vërtetë nga më të lartat në Shqipëri. Vetëm pak muaj më parë në Tiranë u realizua sfilita e parë e veshjeve të brendshme, në një lagje të bllokut, ku çuditërisht nuk u lejuan fotografët dhe për më tepër kamerat. Kjo për faktin se modelet që sfilonin nuk ishin akoma të gatshme të tregonin intimitetin e tyre në publik. Një fakt i çuditshëm për arsyen se jo të rralla kanë qenë këngëtaret shqiptare që kanë treguar enkas të brendshmet e tyre në publik. Çiljeta, Genta, Adelina  por dhe Rozana Radi kanë përzgjedhur të tregojnë sutjenat apo llojin e slipeve, duke ndjekur shembullin e këngëtareve të huaja, të cilat shpeshherë preferojnë tu duken sutjenat poshtë xhaketës….pse jo dhe rripi i tangave… Sot gratë shqiptare nuk e kanë më problem të flasin për atë çka fshehin poshtë veshjes së tyre. Bile…bile dhe meshkujt shqiptarë futen në dyqanet e këtyre veshjeve dhe zgjedhin si dhuratë për partneren një palë sutjena apo tanga …. pa e pasur shumë problem çmimin. Më poshtë jemi munduar të sjellim botën e linxherisë në të gjitha aspektet dhe këndvështrimet duke pyetur disa prej grave shqiptare çfarë zgjedhin si të brendshmet e tyre….

Material nga Une Gruaja

Jepni mendimin tuaj