Rishfaqet Alketa me linja më të rrumbullakosura

seksi-Alketa-top-albania

Mbasi drejtoi për disa javë me radhë programin “Më shumë dashuri”, Alketa Vejsiu rikthehet kësaj herë në programin “Dua më shumë Shqipërinë”, një spektakël madhështor, ku në krah të saj si prezantues ishte aktori i mirënjohur Timo Flloko.

Por kësaj here supriza ishte jo vetëm tek ajo çka pamë në atë spektakël, por edhe tek pamja e Alketës. Padyshim që Alketa është një vajzë shumë e bukur dhe e talentuar, e cila edhe mbas lindjes së vajzës diti të ruajë po të njëjtën linjë trupore. Por për çudi kësaj radhe Alketa na u duk pak më e rrumbullakosur në linja. Mbase mund të ketë qenë edhe faji i modelit të fustanit, i cili mund të na krijonte këtë ide, por gjithsesi edhe ashtu Alketa ngjante shumë mirë. Fundja ne nuk mund të presim më pamjen e asaj vajzës të dikurshme, pasi Alketa tani është rritur e mbi të gjitha është bërë nënë.

burimi: Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj