Olsi i BIG BROTHER

Olsi i BIG BROTHER-femra

Bashkëjetesa me Noçen, darkat me Lusin dhe netët me Enkin e "Kafazit"

 

Olsi i BIG BROTHER

Olsi i BIG BROTHER-femra

Olsi i BIG BROTHER-top-channel-femra

Olsi i BIG BROTHER-top-channel-femra

Ai i pëlqen shumë femrat, por në ndryshim nga meshkujt e tjerë të cilët gjithashtu kanë dobësi për seksin e dobët, Olsi nuk e ka marrë asnjëherë mundiminqë ta fshehë këtë fakt. U bë shumë i njohur në programin “Big Brother” (edhe për faktin që përmendëm më lart) ku fitoi dhe vendin e dytë. Gjithashtu falë këtij programi arriti të sigurojë një vend pune që atij i pëlqen shumë. Që kur ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, ai punon si menaxher në kompleksin “Austria” në qendër të Tiranës, një ambient luksoz shumë i përshtashëm për shijet e rafinuara të tij. Por falë këtij programi Olsi arriti të fitojë edhe një të dashur të re paçka se jashtë e priste Lusi, vajza me të cilën kishte tre vite lidhje. Olsi zgjodhi Najadën,një tjetër pjesëtare të programit me të cilën vijon të jetë akoma i lidhur, ndryshe nga Poli dhe Ina, një tjetër çift i lidhur falë “Big Brother”, por që historia e tyre zgjati fare pak muaj. Olsi nuk ka ngurruar të tregojë në intervista, arsyet pse zgjodhi Najadën dhe çfarë e bën të ndjehet mirë me të. Sapo ka mbaruar programi, i cili zgjati për tre muaj, Olsi dhe Najada nxituan që lidhjen e tyre ta shijojnë plotësisht, por kësaj here në një privatësi të plotë. Sot ata bashkëjetojnë nën të njëjtën çati dhe duket se asgjë nuk e turbullon lidhjen e tyre. Të jetë kështu vallë? Apo Najada nuk e ka vënë fare si kriter besnikërinë e të dashurit të saj? Pasi dihet, në një lidhje femrat kërkojnë ekskluzivitetin sipas së cilës i dashuri im duhet të jetë i imi dhe vetëm i imi. Mund të jetë edhe kështu dhe ne nuk kemi të drejtë të mendojmë ndryshe, por jeta që bën Olsi disa dyshime na i krijon. Jo rrallë herë paparaci ynë por edhe miq të ndryshëm, kanë dëshmuar se Olsi kalon jo pak darka me miqtë e tij ose në sho-Bashkëjetesa me Noçen,darkat me Lusin dhe netët me Enkin e “Kafazit” qërinë e femrave të ndryshme. Madje ai as që e ka marrë mundimin të fshihet duke e ditur mirë se jeta private e tij nuk mund të mbetet e tillë përderisa ai tashmë është një person publik.

DARKAT ME ENKIN E “KAFAZIT TË ARTË”
Ka rënë në sy në të gjitha daljet e tij me femra të ndryshme të cilat natyrisht nuk kanë qenë e dashura e tij e daklaruar, Najada. Por një nga vajzat me të cilat ai ka preferuar të kalojë disa darka, ka nxitur kuriozitetin më shumë se të tjerat. Kjo për arsyen se edhe Enki, njësoj si Olsi është një person i njohur dhe ka dalë nga një program i ngjashëm me atë ku mori pjesë Olsi, “Kafazi i artë”, i transmetuar në televizionin e “News 24”. Enki ra menjëherë në sy në atë program si një vajzë e shkathët por edhe për faktin se ishte motra e një këngëtareje të njohur. Më pas duke e ditur se fama e një programi të tillë nuk zgjat shumë, Enki vendosi të bëjë një klip duke treguar se edhe ajo si e motra ka të dhëna për t’u bërë këngëtare. Gjithashtu Enki është edhe një frekuentese e jetës së natës ku është fotografuar shpesh edhe nga paparaci ynë. E për të pasur sa më shumë vemendjen e të tjerëve, Enki në përgjithësi ka zgjedhur të jetë në shoqërinë e njerëzve të njohur. Kështu ka ndodhur edhe më Olsin, i cili për koinçidencë ashtu si edhe Enki, ka zënë vendin e dytë në “Big Brother”. Sipas informacioneve tona, Olsi e njeh që herët familjen e Enkit ndërsa me vetë atë, nuk ka patur ndonjë njohje. Ata janë parë gjatë verës rreth 3-4 herë së bashku dhe më pas nuk dihet nëse ka patur ndonjë zhvillim në miqësinë e tyre, ndërkohë që Olsi me Najadën vijojnë të jenë të lidhur dhe të bashkëjetojnë.

OLSI DHE ISH E DASHURA LUSI
Lusi zgjodhi televizionin për të ndarë një pjesë të privatësisë së saj por edhe një vendim të rëndësishëm, me të gjithë teleshikuesit pra të cilët dihej se ishin të shumtë. Ajo i dha fund lidhjes me Olsin live duke çuditur jo pak të gjithë teleshikuesit, pasi dihet, kemi të bëjmë me një ngjarje të zakonshme në përditshmërinë tonë, por që mbetet një risi televizive për publikun shqiptar. Aq shumë u acarua marrëdhënia mes Lusikës dhe Olsit, saqë Olsi pas daljen nga shtëpia e “Big Brother”, nuk pranoi asnjëherë të japë qoftë edhe një koment të thatë për femrën me të cilën kishte kaluar rreth tre vite lidhje dhe dashuri. Kjo mbase edhe për faktin se ai tashmë dinte se Lusi nuk i kishte kursyer akuzat edhe në media për të. Edhe historia e martesës së Olsit me një grua londineze rreth të 60-ve, doli pikërisht nga goja e saj. Mirëpo çfarë ndodhi? Pak ditë më parë, kur Olsi si menaxher kishte ftuar miqtë e tij për të promovuar ambientet e disko “Candy”, ne shohim Lusikën të ulur tek zona e VIP-ve e rrethuar nga lule të freskëta në tavolinën e saj, ndërsa Najada nuk dukej asgjëkundi mes të ftuarve. Në fakt sado të hollë ta ketë mendjen secili prej nesh, vështirë se mund të arrijë të kutojë se çfarë lloj marrdhënieje është kjo mes Najadës dhe Olsit, ndërkohë që teksa i pyet ata të thonë të njëjtën përgjigje: “Jemi shumë mirë me njëritjetrin”. Asgjë nuk kuptojmë, por me siguri, Najada mund të jetë tipi i partneres, që çdo mashkull qejfli, do të donte ta kishte në krah.

PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj