Nick Cave po punon për skenarin e një riprodhimi të filmit Korbi, i vitit 1994 me protagonist legjendarin Brandon Lee.
Sipas The Wrap, në listë nuk ka ende aktorë për rolin kryesor, pasi Cave është ende duke u menduar.
Cave ka në aktivitetin e tij edhe një roman, Vdekja e Bunny Munro, si dhe dy skenare të tjera.
Filmi i parë Korbi arriti një sukses të madh, por u shoqërua me një tragjedi për shkak të vrasjes në skenë të të birit të legjendarit Bruce Lee.