iPad me ekran super te madh

Pas fotove te iPhone 6, po dalin zera se Apple eshte duke projektuar një iPad me ekran 12.9 inch!Lajmin e përhap faqja Bloomberg dhe thekson se Tim Cook (CEO i Apple) ka mbi një vit që po punon mbi një tablet me ekran të madh.

Apple iPad për momentin mund ti gjeni ne dy versione të ekranit me 9.7 inch! dhe 7.9 inch! Shitjet janë në rënie dhe analistët e merkatos ja vënë fajin mungesës së produkteve të reja.

iPad XXL me shumë mundësi mund të leshohet marsin e vitit të ardhshëm. Për momentin Apple është dhe duke azhornuar sistemin operativ të aparateve.

Jepni mendimin tuaj