Windows 7 me më shumë përdorues sesa Vista

Me më pak se një vit të pranisë në treg, Windows 7 tani renditet me shfrytëzueshmëri më të madhe sesa paraardhësi i tij Windows Vista, ka bërë të ditur kompania humlumtuese e tregut Netmarketshare.

Për muajin korrik, Windows 7 është përdorur nga 14.46 për qind e pajisjeve që qasen në internet, kurse për krahasim Windows Vista ka pasur 14.34 për qind, duke shënuar kështu herën e parë që versioni më i ri ka tejkaluar paardhësin e tij. Microsoft ka theksuar se 175 milion kopje të Windows 7 janë blerë qysh prej se produkti është lansuar gjatë vjeshtës së vitit të kaluar.

Windows XP është ende sistemi operativ më i përdorur në mesin e përdoruesve, dhe pëdoret nga dy herë më shumë përdorues sesa ata të kombinuar të Vista-së dhe të Windows 7. Windows XP përdoret nga pothuajse 62 për qind e pajisjeve që qasen në ueb.

Për sa i përket pajisjeve tjera, Mac kapin rreth 5 për qind të përdorimit të internetit, dhe pajisjet me bazë në iPhone, Linux dhe Java llogarisin diku më pak se 1 prë qind të tregut.

Përdorimi i Windows 7 ka shënuar rritje të shpejtë të vazhdueshme prej paraqitjes së saj, dhe brenda muajit të parë të pranisë në treg Windows 7 përdorej nga më shumë se 4 për qind e pajisjeve që kanë qasje në internet, që është një shifër të cilën Windows Vista u dasht muaj të tërë që ta arrijë. Windows 7 ka arritur në shfrytëzim prej 10 për qind në muajin mars.

Netmarketshare gjithashtu ka gjetur se Internet Explore ka pësuar rritjen e dytë me radhë pas muajit të kaluar, dhe pas shum muajve të radhë në humbje. IE ka fituar një rritje prej 0.42 për qind duke arritur në shfrytëzim të përgjithshëm prej 60 për qind.

Jepni mendimin tuaj