Rovena Dilo nën rrymën Gothic rock

Rovena Dilo

Do të jetë surprizë për të gjithë sepse këtë herë ajo vjen ndryshe.Vjen nën një rrymë që pak kush në Shqipëri e ka eksperimentuar dhe kjo falë një bashkëpunimi me grupin Sunrise me solist të talentuarin Gent Bushpepën. Bëhet fjalë për këngëtaren Rovena Dilo e cila në këtë periudhë provash para fillimit të Festivalit të 47-të në Radiotelevizionin Shqiptar zbulon vetëm pak nga surpriza e saj e fundvitit për Panorama Plus. Kënga me të cilën Dilo do të ngjitet të skenë i përket rrymës Gothic Rock. Deri më sot këngëtarja është përqëndruar tek muzika e lehtë shqiptare por tashmë adhuruesit e saj do të kenë mundësinë ta shohin edhe nën ritmin e rokut gotik. Përsa i përket këngës ajo mban vulën e kompozimit të Armend Rexhepagiç. Këngëtarja Dilo ka marrë pjesë për herë të fundit në Festivalin e RTSH-së vitin e kaluar. Pas skualifikimit të papritur që në gjysëmfinale komentet e bëra ishin ato që kënga nuk kishte shumë motive shqiptare. Për këtë vit ardhja në skenë me një rrymë të re në Shqipëri por mjaft të njohur në Europë, Rovena dhe Sunrise sigurisht që kanë zgjuar kuriozitetin e publikut. Tashmë Festival i RTSH është kthyer në arenën e sfidave për të shkuar drejt Eurovizionit. Me sa duket ky kthim drejt rokut ka të bëjë me atë që në skenën e Festivalit Europian disa herë kanë patur sukses edhe grupe rock siç ishin finlandezër Lordi me “”Hard Rock Hallelujah” në vitin 2006. Se si do të paraqitet Rovena dhe Sunrise në skenë mbetet të numërojmë ditët e dhjetorit drejt Festivalit. ÇËSHTË GOTHIC ROCK Gothic Rock apo siç njihet Roku Gotik është një lloj rryme muzikore e rokut alternativ që lindi në vitet 1970. Kjo rrymë ka lidhje me rokun “punk” anglez. Gothic Rock u nda nga kjo lloj rryme në vitet e para të 1980-ës. Artistët e kësaj rryme flasin për tema të errëta dhe lëvizje intelektuale siç janë gotika, horrori romanticizmi dhe nihilizmi. Disa nga bandat e para që kanë dalë në skenë me këtë rrymë janë Bauhaus, The Cure, The Sisters of Mercy etj..

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj