Shpjegime te Aparateve Fotografik Dixhital – Guida mbi blerjen

Aparatet fotografik Dixhital klasifikohen në disa kategori, si përshembull kemi fotokamër kompakte, ultra komplakte, travel zoom, pro digicams, mirrorles apo bridge, semi SLR, Pro SLR etj.

Por aparatet që do flasim jane 3 lloje: Fotokamerat Kompakte ato Bridge dhe për ato SLR (Single Lens Reflex).

 Përpara se të vazhdoj me shpjegimin dua të theksoj se nuk është aparati që ju bën fotografë të zotë por mënyra se si manipuloni fotografinë dhe kapni çastin. Mund të keni dhe një aparat që kushton 5’000 Euro dhe përsëri fotografitë mund ta “shpifin” gjithësesi! Pra lë të jetë e qartë se fotografitë nuk dalin bukur vetëm se aparati është shumë i shtrenjte (sigurisht aparati jep kontributin e tij) por duhet dhe dora e fotografit dhe të zgjidhni çastin e duhur. Duhet të mësoni gjithashtu të shfrytezoni apratin tuaj në maksimum. Mund të na shkruani këtu në forum pyetje apo për dyshime që keni.

Të gjitha këto aparate në merkato kanë disa veçori që ndryshojnë nga njëri tjetri. Disa janë shumë komode për tu mbajtur në xhepin e vogël të pantallonave, por nuk mund të pretendosh foto “me cilësi”, disa aparate që mund të shkrepesh në çdo ambjent dhe pa patur nevojë për dritë por duhet të mbani një çantë gjithmon me vete dhe gjithashtu dhe çmimi ndryshon si nga një llojë në tjetrin.

Le ti hedhim një sy më të detajuar dhe më pas flasim për veçoritë pozitive dhe negative të tyre.

Vazhdo Leximin e Plote duke klikuar meposhte!

Jepni mendimin tuaj