Lansohet emblema e Botërorit, Brazili 2014

Është lansuar logoja e Kampionatit Botëror, Brazili 2014, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johanesburg, në një ceremoni të veçantë pasditen e të enjtes në të cilën morën pjesë presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter dhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio ”˜Lula’ da Silva.

Botërorit, Afrika 2010, po i vjen fundi pasi që kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. Botërori i vitit 2014 do të mbahet në Brazil, kurse logoja është lansuar të enjten. Duke folur në ceremoni, Sepp Blatter tregoi rëndësinë që ka Brazili në mikpritjen e Botërorit.

“Brazili është vendi i futbollit. Ju e keni fituar Botërorin pesë herë, por hera e fundit që e keni pritur ka qenë në vitin 1950. Futbolli është religjion në Brazil. Ka ardhur koha që të kthehemi në CONMEBOL (Unioni i federatave të futbollit në Amerikën Jugore). Ka ardhur koha që të kthehemi në Amerikën Jugore”.

“Si këtu në Afrikë, futbolli do të bashkojë njerëzit. Siç thatë zotëri president (”˜Lula’), futbolli nuk është vetëm ta godasësh topin përreth. Është kulturë. Është jetë. Unë jam shumë i kënaqur që si president i FIFA-s do të lansoj logon e Botërorit 2014. Unë jam i bindur se Botërori 2014 do të jetë i suksesshëm dhe do të sjellë ngritje kulturore dhe financiare të vendit”, deklaroi Blatter.

Jepni mendimin tuaj