Ciljeta ne versionin uje dhe sapun

image

Është në ditët e saj më të mira përsa i përket karrierës por edhe jetës private. Çiljeta Xhilaga, vajza bukuroshe e cila u bë e njohur fillimisht nga një konkurs missi, tani e ka marrë shumë seriozisht rrugën e këngës. Mjafton të dëgjojmë këngën e saj të fundit të prezantuat tek “Kënga Magjike” për të kuptuar se për Çiljetën tani nuk ka më kthim mbrapa.

Ajo vijon të jetë në kërkim të sukseseve të reja edhe pse e di mirë se sot është një nga këngëtaret më të kërkuara. Koshiente se nuk ka një vokal të jashtëzakonshëm, ajo preferon këngët ritmike edhe pse me baladë u pëlqye njëlloj. Natyrisht të gjitha daljeve të saj në publik, ajo iu abinon mrekullish edhe një look të veçantë. Paparaci ynë e gjeti Çilin pak ditë më parë në një nga rrugët kryesore të Tiranës, të veshur thjehshtë me një palë xhinse dhe një bluzë të bardhë dhe pa truk. Edhe pse duket një vajzë pa kompekse, mesa duket fakti që një foto e saj pa truk do të dalë në gazetë, duket se e ka bezdisur duke iu lutur fotgrafit që të mos e shkrepë aparatin. Mirëpo jemi të sigurtë se edhe në këtë variant fansat do ta pëlqejnë përsëri.

PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj