Zanfina gati për të bërë bumin e radhës

Zafina-seksi-foto-shqip

Pas publikimit të lajmit se Adelina Ismajli pushon në San Marino së bashku me motrën e dytë Emën, disa ditë më pas atyre u është bashkangjitur edhe e ëma me Zanfinën, duke kaluar ditë shumë të bukura nëpër qytete të ndryshme të Italisë, edhe pse vendqëndrimi i tyre ka qenë qytet-shteti San Marino.

Kaluan disa ditë dhe u kthyen përsëri në rutinën e përditshme në Prishtinë, familja e njohur Ismajli ku filluan angazhimet e tyre normale. Zanfina gjatë këtyre ditëve ka bërë një këngë të re së cilës do t’i bashkangjisë edhe nje videoklip. Kënga është ritmike dhe ajo beson që do të pëlqehet nga publiku, Zanfina ka planifikuar ta këndojë për festat e fundvitit nëpër xhirime të televizioneve dhe produksioneve të ndryshme kosovare. Gjatë karrierës së saj ajo ka bashkëpunuar me emra shumë të njohur të muzikës: Florent Boshnjakun, Ilir Beranin, Avni Qahilin, Wirusin, kurse kohëve të fundit ajo po bashkëpunon edhe me djalin e talentuar, Flori Mumajesi. Ky i fundit i ka bërë një këngë Zanfinës, të cilën thuhet se këngëtarja e ka pëlqyer shumë dhe ka vendosur të ketë të tjera bashkëpunime me Florin. Zanfina gjithashtu, ka punuar edhe versionin ritmik të këngës "Koha e kometës", e cila u zgjodh si kolonë zanore për filmin me të njëjtin emër. Zanfina tashmë ka bërë emrin e saj në muzikë, por edhe shumë fansa gjithashtu.

Burimi: PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj