Ingridi perseri pa te dashur

Ingrid gjoni - hot -Seksi -foto shqip

Nuk është e thënë të kesh sukses përgjithçka në jetë. Kështu i ka ndodhur edhe show girl-it Ingrit Gjoni. Nëse karriera i shkon vaj, nuk mund të thuash të njëjtën gjë edhe për jetën private, pikërisht dashurinë, që edhe pse nuk i mungojnë flirtet dhe lidhjet e shkurtra, sërish ka pohuar mes miqsh se ka mbetur vetëm. 25-vjeçarja vazhdon të jetë “single” dhe të frekuentojë e vetme pub-et dhe lokalet e natës, edhe pse vetëm pak javë më parë u fotografua në shoqërinë e modelit shqiptar,Alessio Alia, ndërsa kishte ndryshuar dhe modelin e flokëve në stilin e Rihanës. Nuk dihet se si shkoi me tej lidhja me Alession, por natyrisht që nuk mund të zgjaste shumë, pasi modeli shqiptar jeton në Australi dhe vjen në Shqipëri vetëm për të kaluar muajt e nxehtë të verës. Ai synon gjithmonë vajzat e ekranit për flirtet e tij, dhe kësaj here mesa duket rradha ishte e Ingridit. Pas një fejese të bujshme me shumë të ftuar personazhe vip, në një prej godinave më të mira në Tiranë, Ingrit Gjoni u nda po me aq bujë nga i fejuari i saj Enea. Por kjo tashmë për të është një një histori e harruar dhe e hedhur pas krahëve. Problemi është se ç’po ndodh pas asaj lidhjeje. Është e sigurt se për këngëtaren tashmë jeta intime nuk po shkon dhe aq mirë, megjithëse kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ndarja.

Burimi Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj