Xhemi, me Visin tani bashkëjetesë

xhemi-visi-shqip-thashetheme

Edhe pse nuk ka dashur që media të përcjellë çdo detaj të jetës private, Xhemi Shehu vijon të përjetojë emocionet e një lidhjeje dashurore të veçantë. Ata janë kthyer nga një turne i gjatë pushimesh, që nisën dhe Evropë dhe mbaruan në Amerikën Latine. E Xhemi nuk kishte sesi të zgjidhte ndryshe, që në krah në verën e nxehtë që kaloi, të kishte ndonjë person tjetër përveç Visit.

Tashmë janë çifti që po shfaqen gjithnjë e më shumë në publik, si në premierën e filmit “Sex and the city”. Ata parapëlqejnë që zakonisht në fundjava të largohen nga zhurma e kryeqytetit, ndërkohë që duket se janë larguar paksa nga frekuentimi i jetës së natës, një mënyrë kjo për të treguar se nuk duan që të jenë në qendër të vëmendjes. E natyrisht që e kanë marrë seriozisht lidhjen e tyre, pasi thuhet sapo kanë nisur bashkëjetesën.

Burimi Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj