Poni ne momentin e saj Top

image

Ka kaluar një verë me xhirime dhe udhëtime nga Tirana drejt në Maqedonisë e Ulqinit, ndërsa e ka komentuar këtë përiudhë “si momentin e saj më të mirë në muzikë dhe në formën fizike”. Këngëtarja vlonjate, Poni që sapo ka nisur lançimin e klipit “Hopa, hopa”, po punon për hedhjen në treg të dy klipeve të tjerë njëri pas tjetrit. Këto ditë të nxehta gushti, ajo do të vazhdojë xhirimet edhe në Ulqin, për t’i përfunduar vetëm në fund të muajit. Prej një periudhe të shkurtër flitej se këngëtarja vlonjate ishte “zhdukur” nga ekrani, për t’iu përkushtuar skenave të koncerteve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Në fakt, vetë këngëtarja ka pohuar, se ky ka qenë një moment perfekt për t’iu përkushtuar këngës, ndërkohë që po punon për xhirimet e klipeve të reja me muzikë. Kënga “Hopa, hopa”, kompozuar nga Edi Balili, u realizua nga regjisori me famë në Maqedoni, Aleksandër, i cili solli imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohej në manastir. Ndërkohë, duket se këngëtarja vlonjate, ka hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga turbo-folku, për t’iu përkushtuar tani e tutje muzikës tradicionale shqiptare.

nga Suplementi PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj